Ish-kancelari gjerman që paguhet nga rusët jep një ide të keqë për Kosovë-Serbi
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schoreder, i cili paguhet nga gjiganti rus ‘Gazprom’, ka propozuar në Beograd një ide jashtëzakonisht të keqe sa i përket zgjidhjes së problemit Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se Serbia fillimisht duhet të pranohet në Bashkimin Evropian, dhe më pas të bëhen përpjekje për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Këto deklarata ish-kancelari gjerman i ka bërë gjatë një forumi në Beograd të quajtur “World Minds”.

Sipas tij kjo është mënyra më e lehtë për të zgjidhur bllokadën në Ballkan.

“Në opinionin tim, zgjidhja më e lehtë është anëtarësimi i Serbisë në BE fillimisht, dhe pastaj të konsiderohet një zgjidhje e mundshme për Kosovën. Mendoj që Serbia është në një rrugë shumë të mirë”, është shprehur Schroeder.

Megjithatë një gjë e tillë qesharake nuk ia ka besuar as bashkëbiseduesi në këtë organizim, presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Shtuar më 23/05/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori