A ka të drejtë Alibeaj të apelojë vendimin e gjykatës? Flet avokati dhe sqaron ngërçin juridik në PD

Avokati Dorian Matlija, ka folur rreth ngërçit juridik të krijuar në Partinë Demokratike pas vendimit të Gjykatës, e cila njohu Kuvendin e 11 dhjetorit.

Komentet Matlija i ka bërë në ëmisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ishte i ftuar.

Matlija tha se vendimi i gjykatësit Zhukri, që regjistroi statutin e Kuvendit të Sali Berishës, është i apelueshëm, pra grupi i Alibeajt, mund ta apelojnë atë.

Avokati tha se procesi do të jetë i komplikuar pasi janë tre Kuvende dhe një referendum në mes.

“Parimisht vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë është i ankimueshëm në Gjykatën e Apelit. Për çdo rast, si të jenë organizata të shoqërisë civile apo parti, janë organet brenda tyre që vendosin për këto. Gjykata bën vetëm çertifikimin. Ky është nëj gjyq pa palë. Nëse një palë është e interesuar, ka gjithmonë të drejtë të ankohet në apel.

Se sa e vlefshme është kjo ankesë dhe se çfarë rezultati do të ketë, varet nga shumë faktorë.

Vendimi nuk zyrtarizon partinë e re. Vendimi thjesht detyron regjistrin e partive të regjistrojë. Vetëm kur të jetë regjistruar në regjistër, mund të themi se kush e ka në dorë partinë.

Partia që është e vjetra, kur cënohet nga një vendim, jo vetëm mund të shkojnë në apel por të hapin edhe proces të ri.

Rasti është i komplikuar. Është vendimi për korrikun, pastaj 11 dhjetori dhe 18 dhjetori. Pastaj është edhe referendum i 18 dhjetorit. Në këtë rast varen gjyqet nga njëra tjetra.  Jemi shumë larg sqarimit të çështjes nga ana juridike”, tha Matlija.