Lidhje me rusët? Hakerohet faqja zyrtare e kryebashkiakut të Gramshit

Faqja zyrtare e kryetarit të bashkisë së Gramshit, Klodian Taçe është hakeruar.

Burime për albeu.com bënë me dije lajmin, ndërkohë që kjo ngjarja vjen pas incidentit të ndodhur në uzinën e përpunimit te armëve në Gramsh, ku tre shtetas të huaj, dy rusë dhe një ukrainas tentuan të futen në ambientet e brendshme.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata e Elbasanit vendosi t’i lërë në burg tre të arrestuarit. Ndaj tyre rëndojnë dy akuza ajo e spiunazhit dhe ushtrimit të dhunës.

Svetlana Timofoeva, Mikhail Zorin dhe 25-vjeçari ukrainas Fjodor Mihajlov u arrestuan pasditen e së shtunës.

Ata u pikasën pranë ambienteve të uzinës ushtarake në orën 17.30, teksa njëri prej tyre u përlesh dhe la të plagosur dy ushtarët shqiptarë që ishin në ruajtje të objektit./albeu.com/