Ish-agjenti i CIA-s vrasësi i Marilyn Monroe?
Një rrëfim shokues është ajo e një ish-agjenti të CIA-s, i cili teksa po merr mjekime në spital, është rrëfyer për shumë vrasje, të cilësuar prej tij për të mirën e Amerikës.

Ajo që shton edhe më shumë kureshtjen lidhet me faktin se ai ka pranuar se është autori i vrasjes së Marilyn Monroe, pasi për të përbënte rrezik dhe ndaj duhej eleminuar. Ai ka pranuar se ishte e vetmja femër që ka vrarë, e ndërsa ekzekutimet kryheshin me urdhër të prerë.

Një ish-oficer i CIA-s, aktualisht 78 vjeç, ka bërë deklarata shokuese që nga dita kur u pranua në një spital të Shteteve të Bashkuara. Ai pretendon se ka kryer 37 vrasje për llogari të qeverisë amerikane, mes viteve 1959-1972, përfshirë atë të aktores Marilyn Monroe.

Normand Hodges që ka punuar për CIA-n për 41 vjet si një agjent operativ i kualifikimit të lartë, ka thënë se shpesh herë është rekrutuar si vrasës me pagesë nga organizata për të vrarë persona që mund të përbënin kërcënim për sigurinë e vendit.

Ish-oficeri nuk shpreh pendesë për atë që ka bërë, por shton se aktorja ishte bërë “kërcënim për sigurinë kombëtare”, ndaj dhe duhej eliminuar.

“Ne kishim prova se Marilyn Monroe jo vetëm kishte shkuar në shtrat me Kennedy-n, por edhe me Fidel Castro-n. Eprori im, Jimmy Hayworth, më tha se ajo duhet të vdiste dhe se vrasja duhet të dukej si vetëvrasje ose një mbidozë.

Nuk kisha vrarë kurrë një grua më parë, por duhet t’u bindesha urdhërave. E bëra për Amerikën! Ajo mund t’i kishte kaluar informacione strategjike komunistëve dhe ne nuk mund ta lejonim këtë. Prandaj duhet të vdiste dhe unë bëra atë që duhet të bëja”, ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori