Irma tërbohet teksa shkon drejt Floridas
Shkulmet e zemëruara të erës të stuhisë po godasin ishujt në jug të Florida-s ndërkohë që vetë uragani Irma do të godasë kontinentin në orët që po vijnë, njofton BBC, citon Syri.net.

Nivelet e ujit po rriten në brigjet e shtetit amerikan ku po pritet një stuhi e fuqishme. Rreth 6.3 milionë njerëzve u është kërkuar të evakuohen, por guvernatori i shtetit tha të shtunën se tani ishte tepër vonë për të ikur.

Të paktën 24 persona kanë vdekur pasi uragani Irma goditi ishujt në Karaibe.

Uragani u bë i kategorisë së katërt në orët e para të mëngjesit, me erëra maksimale të qëndrueshme 209 km/orë.

Ato po i drejtohen Floridës së jugut, pasi kaluan verilindje të Kubës natën e së premtes.

Qëndra Kombetare e Uraganeve paralajmëroi një fuqizim të stuhisë që përbën kërcënim për jetën në Florida Keys - një zinxhir ishujsh në jug – si dhe në bregun perëndimor të Floridas./albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 09:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori