Nëntë burra rrahin brutalisht një grua, arrestohen të gjithë pas ndërhyrjes së policisë (VIDEO)

Nëntë persona janë arrestuar në Kinë, pasi në internet është publikuar një video që ka marrë miliona shikime, ku shihet sulmi brutal i një grupi të burrave mbi një grua në restorant në qytetin Tangshan.

Opinioni është shokuar me dhunën që në Kinë mbetet akoma një problem shumë i madh.

Videoja ka shkaktuar zemërim në veçanti për shkak të sjelljeve të burrave mbi gratë, ku përpos njërës që e pësoi më së shumti, ishin edhe tri tjera që u goditën me gjithçka – nga grushtet, shqelmat e deri te shishet e birrave.

Në video mund të shihet një burrë duke iu afruar një tavoline ku ishin disa femra, ku njërën prej tyre e prek e tri tjera shikonin të shokuara.

Pas që ajo e shtynë burri fillon ta godasë, më pas e nxjerrin jashtë një grup i burrave që vazhdimisht e godisnin – në fakt bënin “gara” se cili do ta godasë më shumë.


Shtuar 12.06.2022 18:10