“Irma” nis shkatërrimin në ishujt e Karaibeve (VIDEO)
Irma”, uragani më i fuqishëm i regjistruar deri më tani në rajonin e Oqeanit Atlantik ka arritur tashmë deri te ishujt verilindorë të Karaibeve duke sjellë me vete kaos dhe shkatërrim.

Uragani i fuqishëm kaloi nëpër Barbuda duke shkaktuar ndërprerje të lidhjeve telefonike, ndërsa po parashikohet se gjatë fundjavës do ta godasë shtetin federal amerikan të Floridas.

“New York Times” pretendon se Irma mund të shkaktojë shkatërrim të madh në Porto Riko, territor amerikan në Karaibe në të cilin jetojnë 3.4 milionë njerëz, në ishujt e afërt Hispaniola, të cilat i ndajnë Republika Dominikane dhe Haiti, Antigua, Sent Kits, dhe Nevis, si dhe në Ishujt Virgjionale amerikane, ndërsa edhe Kuba është e rrezikuar. /albeu.com/
Shtuar më 06/09/2017, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori