E rëndë në Skrapar, babai i katër fëmijëve vetëdigjet me benzinë

Mëngjesin e sotëm qytetarët e Skraparit janë zgjuar me një lajm të rëndë. Një 52-vjeçar është vetë djegur me benzinë në dalje të fshatit në të cilin jetonte.

Abaz Zylyftari mësohet se ka dalë herët nga shtëpia dhe rrugës për në Skrapar pasi ka blerë një bidon me benzinë, e ka hedhur atë mbi trup dhe i ka vënë flakën vetes.

Trupi i pajetë është gjetur nga kalimtarët dhe është njoftuar policia. Burime zyrtare të policisë konfirmojnë se 52- vjeçari ishte babai i 4 fëmijëve dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor. Trupi i 52 vjeçarit  është transportuar në morg për autopsinë mjeko-ligjore.


Shtuar 27.03.2021 14:25