Irani teston edhe një tjetër raketë balistike
Agjencitë iraniane të lajmeve po raportojnë se Garda Revolucionare Islamike ka linçuar me “sukses” një tjetër raketë balistike.

Agjencitë shtetërore të lajmeve, Fars dhe Tasnim, kanë thënë se raketa Hormuz-2, është testuar me sukses gjatë javës së kaluar.

Agjencia Tasnim ka cituar Amir Ali Hajizadeh, komandatin e forcave ajrore të Gardës Revolucioneare, të ketë thënë se “raketa detare balistike e quajtur Hormuz-2, ka shkatërruar me sukses një objektiv që ishte 250 kilometra larg”.

Këto njoftime vijnë pas disa raportimeve të mediave amerikane për testimin e raketave nga ana e Iranit, përcjell REL.

Më 6 mars, “Fox News” raportoi se Garda Revolucionare Islamike e Iranit, ka lançuar dy raketa me rreze të shkurtër veprimi mbi juglindjen e Iranit. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2017, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori