Paul Pogba largohet zyrtarisht nga Manchester United, klubi bën njoftimin zyrtar

Nuk kishte dyshime por tashmë u bë zyrtare, Pogba nuk do të rinovoj me Pogba.

Asnjë rinovim dhe lamtumirë zyrtare nga Manchester United për Paul Pogba. Në këto momente ka mbërritur edhe deklarata zyrtare e “Djajve të Kuq”, duke falenderuar mesfushorin francez për vitet e tij në Angli.

“Një herë i kuq, gjithmonë i kuq, faleminderit për shërbimin tuaj Paul Pogba”, thuhej në deklaratën zyrtare të Manchester United.

Lamtumira e Leondardos nga PSG, e ka bërë më të thjeshtë tani rrugën për Juventusin në aspektin e transferimit me parametra zero të Paul Pogba, ku me shumë mundësi ai do të ketë një rikthim te “Zonja e Vjetër”./ h.ll/albeu.com