Irani: SHBA nuk ka fakte se në Iran ka armë bërthamore,
Irani ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga disa vende se Irani kishte armë të shkatërrimit në masë. Në një deklaratë dhënë gjatë ditës së sotme ministri i këtij vendi i ka hedhur poshtë akuzat duke i cilësuar si të pavërteta ato


Në një konferencë për mediat në Armeni, ministri i jashtëm, Ali Akbar Saleh, tha se nuk kishte ndonjë dëshmi serioze se Irani do të prodhojë një makineri luftarake të armëve bërthamore, ndërsa theksoi se shtetet perëndimore janë duke zbatuar një presion të madh mbi Iranin pa argumente apo dëshmi serioze.


Ndërkohë që akuzat kryesore për këtë çësht janë hedhur nga Shtëpia e Bardhë, e cila është shprehur se ekziston mundësia e një ndërhyrje ushtarakë në këtë vend


Ministri i jashtëm francez, Alen Xhype, tha se edhe pse Parisi “është i shqetësuar” për potencialin e militarizimit të programit bërthamor të Iranit, kryeqyteti i Francës kundërshtohen fuqishëm sulmet ndaj Teheranit./albeu.com/
Shtuar më 08/11/2011, ora 15:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori