Nuk e mori vesh kurrë! Hueyda El Saied humbi babain pak ditë para se të vdiste

Hueyda El Saied u nda nga jeta në moshën 46-vjeçare në Nëntor të vitit që lamë pas, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Nëna e saj, Diana Çoku rrëfeu këtë të shtunë në studion e “Rudina”, se artistja aq e dashur për publikun vetëm pak ditë përpara se të shuhej kishte humbur edhe babain, lajm të cilin nuk e mori vesh kurrë, pasi siç tregoi e ëma e saj, 46-vjeçarja ishte shumë sëmurë.

Diana Çoku: Më 23 Mars mamaja ime iku dhe më datë 10 Nëntor i vdiq i ati Hueyda-s, në Arabi Saudite.

Rudina Magjistari: Sa ka qenë data kur vdiq Hueyda?

Diana Çoku: 23 Nëntor. Më 10 Nëntor i vdiq i ati. Mora lajmin…

Rudina Magjistari: Edhe Hueyda e mësoi si lajm?

Diana Çoku: Jo-jo-jo nuk i thamë Hueyda-s për arsye që ajo ishte shumë sëmurë. Më datën 23 Nëntor unë pata 3 vdekje brenda vitit. Ishte një vit shumë-shumë i rëndë për mua.

Hueyda El Saied ishte me origjinë nga Sudani. Ajo lindi në qytetin e Tiranës dhe u rrit vetëm nga e ëma pa praninë e të atit.