Irani: Nuk Heqim dorë nga projektet bërthamore
Irani nëpërmjet ambasadorit të saj në Agjensinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) ka ripërsëritur edhe njëherë se nuk do të heqë dorë nga projektet e saj Bërthmore.

Ky raport nxjerr në pah dimensione ushtarake të programit berthamor, madje vazhdimin e disa prej aktiviteteve, për të cilat është ndihmuar nga një ekspert i huaj, që ishte në dijeni të këtyre teknologjive dhe që kishte punuar për programin e armëve bërthamore në vendin e tij.

Përpara publikimitraportit, Izraeli lëshoi paralajmërimin e radhës duke qartësuar se nuk ka nevojë për dritën jeshile të SHBA-së për të ndërmarrë një sulm kundër impianteve bërthamore të Iranit.

Pas publikimitraportit, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se Uashingtoni do të marrë kohën e nevojshme përpara se ta komentojë.
Raporti i ANEA-s për programin bërthamor të Iranit ka shtuar shqetësimin e vendeve të Bashkimit Europian.
“Jemi shumë të shqetësuar pas publikimit të këtij raporti”, është shprehur Catherine Ashton, kreu i diplomacisë së BE-së.

Pas publikimitraportit edhe zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Viktoria Nuland, tha se Uashingtoni do të marrë kohën e nevojshme përpara se ta komentojë. /albeu.com/


Shtuar më 09/11/2011, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori