Irani në panik, frikësohet nga lufta me SHBA-të
Lideri suprem i Republikës Islamike të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha se Tehrani nuk kërkon luftë me Shtetet e Bashkuara, pavarësisht rritjes së tensioneve mes dy rivalëve të ashpër për kapacitetet bërthamoreIranit dhe programit të tij raketor.

Gjatë komenteve para zyrtarëve të lartë, Khamenei përsëriti se shteti i tij nuk do të zhvillojë negociata me Shtetet e Bashkuara për ndonjë marrëveshje tjetër bërthamore.

“Nuk do të ketë ndonjë liuftë. Populli Iranian e ka zgjedhur rrugën e qëndresës. Nuk do të kërkojmë luftë dhe as ata nuk e kërkojnë. Ata e dinë se kjo nuk është në interesin e tyre”, tha Khamenei.

Presidenti amerikan, Donald Trump, vitin e kaluar e tërhoqi vendin e tij nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 mes Iranit dhe fuqive botërore. Sipas kësaj marrëveshjeje, Irani e kufizoi pasurimin e uraniumit dhe në këtë mënyrë u lirua nga sanksionet ndërkombëtare.
Shtuar më 15/05/2019, ora 17:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori