Irani “mësyn” me anije luftarake në Detin Kaspik (VIDEO)
Ushtria iraniane ka dërguar anijet e saj luftarake, sistemet e raketave dhe njësitë komando në Detin Kaspik për një stërvitje masive pesë ditore të quajtur ‘Siguria dhe Fuqia e Qëndrueshme’.

Stërvitja masive nisi të dielën, njoftoi agjencia e lajmeve IRNA.

Ahmadreza Baqeri, komandant i Zonës së Parë DetareIranit, tha se stërvitja “mbart mesazhin e paqes dhe miqësisë duke promovuar aftësitë detareIranitDetin Kaspik”.

Ndërkohë që disa njohuri janë të njohura për lojërat e luftës, zëvendës shefi i operacioneve detareIranit, Amir Mahmoud Mousavi, i tha agjencisë së lajmeve se ushtria do të përdorë armët dhe pajisjet e saj të fundit, duke përfshirë sistemet e raketave bregdetare në det, njofton Ora News.

Pritet gjithashtu të marrin pjesë edhe njësitë e zhytjes dhe ekipet komando. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 18:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori