Irani kritikohet nga OKB për shkeljen e të drejtave të njeriut
Raportuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriutIran, thotë se vitin e kaluar ka pasur “kufizime në rritje” mbi të drejtat e lirisë së shprehjes dhe lirive të tjera, por edhe gjykimeve të drejta në Iran, duke kritikuar Teheranin për numrin e lartë të ekzekutimeve, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e të paktën shtatë fëmijëve.

Komentet e Javaid Rehman janë bërë në raportin – e titulluar Situata mbi të Drejtat e Njeriut në Republikën Islamike të Iranit – të shkruar muajin e kaluar dhe që është prezantuar në Këshillin e Përgjithshëm të OKB-së më 16 gusht.

Në raport, ai shpreh shqetësimin e tij pasi Irani ka më shumë se 80 vepra penale që janë të dënueshme me vdekje, përfshirë këtu tradhtinë martesore, homoseksualitetin, posedimin e drogës, “luftën kundër Zotit”, korrupsionin, blasfeminë dhe fyerjen ndaj profetit Muhamed.

Shumica prej veprave që në Iran ndëshkohen me vdekje, sipas Rehman, nuk konsiderohen krime serioze sipas Konventës Ndërkombëtare për Liritë Civile dhe Politike.

Rehman theksoi faktin se numri i ekzekutimeveIran gjatë vitit 2018 ishte më i ulëti që prej vitit 2007, por shtoi se megjithatë numri i ekzekutimeve “vazhdon të jetë ndër më të lartit në botë”.

Në raportin e OKB-së, Teherani po ashtu kritikohet për trajtimin që u bën minoriteteve etnike.
Shtuar më 17/08/2019, ora 16:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori