Irani kërcënon SHBA-të: Bëni mirë të mos na nënvlerësoni sepse do të hani shuplakë fytyrës
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të presin një shuplakë të fortë në fytyrë nëse nënvlerësojnë aftësitë mbrojtëse të Iranit, kështu është shprehur sot komandanti i Gardës elite Revolucionare të Iranit, Mohammad Pakpour.

Presidenti amerikan, Donald Trump, me ardhjen në pushtet është zotuar se do të bëhet i ashpër ndaj Iranit, duke paralajmëruar republikën islamike pas testimeve të raketave balistike më 29 janar se po luante me zjarrin dhe se të gjitha opsionet e SHBA-ve ishin në tavolinë.

Por, Pakpour ka thënë se nëse SHBA-të bëjnë nënvlerësojnë Iranin, atëherë do të marrë një shuplakë në fytyrë.

“Armiku nuk duhet të gabojë në vlerësimet e veta, dhe do të marrë një shuplakë të fortë në fytyrë nëse e bën një gabim të tillë,” ka thënë ai. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2017, ora 18:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori