Irani – Izraelit: Nëse na sulmoni e shkatërrojmë Tel-Avivin
Një zyrtar i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit Mujteba Zulnur ka thënë se vendi i tij do ta shkatërrojë Tel-Avivin në rast se Izraeli kryen sulmeterritorin e shtetit iranian.

“Nëse regjimi sionist bën ndonjë gabim dhe sulmon shtetin tonë, atëherë do të kundërpërgjigjemi me çdo mjet që zotërojmë”, tha Zulnur, transmeton AA.

Zyrtari i lartë i Iranit i ka thënë këto fjalë pas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Izraelit Avigdor Lieberman për sulme të mundshme mbi objektet bërthamore të Iranit.

Ai porositi Liebermanin se Izraeli nuk e ka fuqinë e duhur ushtarake për të fituar një luftë të mundshme me Iranin.

“Në qoftë se regjimi sionist beson se do ta fitojë luftën, ata nuk kanë fuqi për këtë. Vetëm mundohen për të përhapur frikë, por nuk kanë gjë konkrete. Regjimi sionist dëshiron që të shfrytëzojë rastin e saj, por nëse sulmojnë me raketa Iranin, para se pluhuri dhe tymi i raketave të bie në territorin tonë, raketat tona për 6-7 minuta do ta godasin zemrën e Tel Avivit dhe do të shkatërrojnë regjimin sionist”, tha zyrtari iranian.

Ai theksoi se sionistët nuk do të mundën përballë Iranit, sikundër nuk po munden përballë Hamasit./dionis xhafa albeu.com/



Shtuar më 21/02/2015, ora 20:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori