Irani dhe Rusia do ndërtojnë dy centrale bërthamore
Agjencia shtetërore e lajmeve të Iranit ka shkruar se Irani dhe Rusia kanë rënë dakord për ndërtimin e dy centraleve bërthamore në qytetin Bushehr të Iranit.

Kreu i Organizatës për Energji BërthamoreIranit, Ali Akbar Salehi, ka bërë me dije se ndërtimi i dy centraleve do të fillojë në 10 shtator dhe do të duhen 10 vjet që ato të mbarojnë.

Ndërkohë ndërtimi i tyre do të kushtojë 10 miliardë dollarë dhe do t’i kursejnë rreth 22 milionë fuçi nafte çdo vit Iranit.

Rusia ka ndërtuar një reaktor 1 mijë megavatësh në Bushehr në vitin 2013 dhe ka plane që të ndërtohen 9 reaktorë në mbarë Iranin, transmeton "REL". /albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 15:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori