Irani bie dakord per marreveshjen berthamore
Albeu.com
Irani është dakorduar për marrëveshjen mbi karburantin bërthamor, pas ndërmjetësimit të udhëheqësve të Brazilit dhe Turqisë. Marrëveshja duhet t’i heqë shqetësimet ndërkombëtare rreth ambicjeve bërthamore të Iranit.
Vendet e Perëndimit druajnë se Irani synon të bëjë armë bërthamore, akuza që Teherani i mohon.
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme, Ramin Mahmanparast, tha se në bazë të marrëveshjes, Irani do ta dërgojë pjesën më të madhe të uraniumit të pasuruar në Turqi për t’u shndërruar në uranium të shkallës së lartë, që do të përdoret në kërkime mjekësore.

Marrëveshja u arrit sot në Teheran gjatë bisedimeve ndërmjet presidentit të Brazilit, Luiz Inacio Lula Da Silva, kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, dhe presidentit të Iranit, Mahmud Ahmadinexhad.
Turqia dhe Brazili, anëtarë jo të përhershëmn të Këshillit të Sigurimit, ishin deklaruar kundër sanksioneve shtesë ndaj Iranit, për shkak se Teherani dështoi ta ndalë programin e pasurimit të uraniumit.
Më herët, Irani e kishte refuzuar planin e Kombeve të Bashkuara, për shkak se Teherani dëshironte që shndërrimi i karburantit të bëhet në territorin e vet
Shtuar më 17/05/2010, ora 12:56
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori