Irani akuzon Francën për destabilizimin e Lindjes së Mesme
Republika Islamike e Iranit e ka akuzuar Francën për destabilizim të rajonit pasi ministri i jashtëm, Jean-Yves Le Drian, e kërcënoi Tehranin me sanksione të reja për shkak të zhvillimit të programit raketor.

Irani gjithmonë ka bërë thirrje për fuqizim të paqes dhe stabilitetit në rajon. Rrjedhimisht, vlerësojmë se shitja e madhe e armëve të sofistikuara nga Franca e bën këtë vend faktor destabilizues të stabilitetit në rajon”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Iranit.

Reagimi i Iranit erdhi pasi ministri francez kishte deklaruar se Parisi është i gatshëm të vendosë sanksione të reja kundër Iranit në rast se dështojnë bisedimet për programin raketor. Ministri francez kishte kërkuar nga Irani edhe ndryshimin e veprimeve në rajon, e veçanërisht veprimet ushtarake në Siri.

Megjithatë, Ministria e Jashme e Iranit ka thënë se programi raketor nuk është çështje e negociueshme dhe se sanksionet e reja do të ndikonin në rishqyrtimin e marrëdhënieve të Iranit me vendet perëndimore. Vendi islamik po vazhdon ta zhvillojë programin raketor, duke thënë se do ta përdorë atë vetëm për qëllime të mbrojtjes.
Shtuar më 26/01/2019, ora 14:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori