Iran, shpërthen kantieri detar, shkakton 3 viktima
Bateria e një nëndetëse shpërtheu në një kantier detar të ushtrisë iraniane, ku vrau tre punëtore.

Sipas Reuters, televizioni shtetëror i atjeshëm ,IRIB shkruan, këta persona ishin staf i Ministrisë së Mbrojtjes, kjo bateri shpërtheu në kantierin detar Shahid Darvish në portin e Gjirit të Bandar Abbas, në të cilin ndërtohen dhe riparohen anijet ushtarake dhe nëndetëset.

Irani ka zhvilluar një industri të madhe të armëve pas dekadave të presionit ndërkombëtar dhe përkundër faktit që e kanë të ndaluar importimin e shumë armëve. /albeu.com/


Shtuar më 06/04/2019, ora 23:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori