Irak si ferr, shpërthejnë 4 bomba: 127 të vdekur, 94 të plagosur
Albeu.com
Të paktën 127 persona kanë vdekur dhe 94 të tjerë janë plagosur nga katër shpërthime në kryeqytetin irakian , Bagdat. Kjo shënon edhe numrin më të madh të të vdekurve nga dhuna e shkaktuar në Irak pas ndërhyrjes së forcave paqeruajtëse aleate. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një zonë me popullsi shiite, ku ishte vendosur një makinë autobombë pranë vendit të quajtur Sadriyah. Raad Muhsin, një zëdhënës i spitalit Al-Kindi në Bagdat bën të ditur se janë sjellë në urgjencë 82 persona të vdekur dhe 94 të plagosur.
Shtuar më 18/04/2007, ora 16:00
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori