IRAK / Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën dy pilotët
Një helikopter ushtarak është rrëzuar në veri të Irakut, duke i marrë jetën dy pilotëve.

Burime nga Ministria e Mbrojtjes së Irakut, thonë se helikopteri u rrëzua në rajonin Al-Buaiji, transmeton "AA".

"Dy pilotët në helikopter kanë humbur jetën në vendin e ngjarjes", tha burimi i ministrisë në kushte anonimiteti.

Sipas dyshimeve të para mendohet se helikopteri është rrëzuar për arsye teknike, ndërsa eksprtët pritet të zbulojnë shkaqet e rrëzimit të tij, ku dhe humbën jetën dy pilotët. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2017, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori