Irak, nga shperthimet 41 te vrare dhe 150 te plagosur
Albeu.com
Të paktën 41 vetë vdiqën në tre sulme që kanë ndodhur sot në afërsi të qyteteve Mosul dhe Bagdad, ndërsa 150 të tjerë janë plagosur, kumtoi policia irakiane.Dy kamion të mbushur me ekspoziv shpërthyen në mëngjes rreth orës 4 sipas kohës lokale në fshatin Hazan, 20 kilometra në lindje të Mosulit, duke lënë të vdekur 25 persona, ndërsa 70 të tjerë u plagosën. Gjatë shpërthimit janë shkatëruar edhe 35 shtëpi.

Në Bagdad dy makina bomba shpërthyen rreth orës gjashtë të mëngjesit sipas kohës lokale dhe la të vdekur disa punëtorë që çdo ditë mblidheshin për të kërkuar punë.

Në shpërthimin e parë në pjesë perendimore të qytetit vdiqën nëntë persona, ndërsa 46 janë lënduar, ndërsa në të dytin në veri të qytetit vdiqën shtatë, ndërsa 35 u plagosën, njofton policia.
Shtuar më 10/08/2009, ora 16:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori