IRA urdhëron çarmatimin e anëtarëve të saj
Albeu.com
Në një urdhër që u ka dhënë IRA anëtarëve të saj thotë se duhet të pushojnë me aktivitete të armatosura për bashkimin e Irlandës së Veriuit me Irlandën dhe se në të ardhmen për qëllimet e veta të luftojnë me rrugë paqësore.IRA - Armata Republikane Irlandeze ka vendosur të çarmatoset. Përfaqësuesit e IRA-s thanë se do të thërrasin përfaqësuesin e protestantëve dhe një katolik që të jenë dëshmitarë të çarmatimit.
Në këtë mënyrë IRA i jep fund dhunës së gjatë tri decenie. Gjatë konflikteve të Irlandën e Veriut janë vrarë 3.5OO njerëz, gjysma e tyre me veprimin direkt të IRA-s, njofton Rojter.
Shtuar më 28/07/2005, ora 20:25
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori