Investitoret turq mesyjne Ballkanin
Albeu.com
Pas Bullgarise, Maqedonise e Shqiperise, synimi i radhes i investitoreve turq duket se do te jete Serbia, ben te ditur ne nje analize “Balkaninsight”. Me shume se 10 mije biznesmene turq jetojne dhe punojne sot ne Rumani, nderkohe qe ...... turqit kane nen pronesi operatore telefonike ne Maqedoni dhe Shqiperi, si dhe aktivitete te industrise se veshjeve dhe tekstileve ne Bullgari.

Disa vite me pare, nje kompani turke bleu dy birrari ne Serbi per 30 milione euro, ndersa tani, sipas nje diplomati turk ne Beograd, do te kete per objektiv kryesor Serbine.

“Ne e kemi te qarte se ne Serbi kemi investuar shume me pak se ne vende te tjera te rajonit, por tani ky vend eshte prioriteti yne ne te gjitha nivelet”, thote Mustala Uludag, pergjegjes per çeshtjet ekonomike ne Ambasaden e Turqise ne Beograd.

Deri pak vite me pare, Turqia ishte konsideruar si nje vend i prapambetur ne listen e vendeve te botes se trete.

Por gjate dy dekadave te fundit, vendi me 80 milione banore ka qene ne gjendje te rrise konsumin e brendshem dhe te akumuloje pasuri per te krijuar kompani te medha, te cilat tashme po tregohen agresive ne zgjerimin e aktivitetit te tyre ne rajonet qe dikur qene pjese e Perandorise Osmane.

Turqia ka ekonomine te gjashte me te madhe ne Europe dhe te pesembedhjeten ne rang boteror. Baza e te ardhurave te saj ne valute jane 30 miliarde dollare qe gjenerohen nga sektori i turizmit, nderkohe qe Bashkimi Doganor me Bashkimin Europian kane krijuar nje treg te konsiderueshem per prodhimet e lira bujqesore turke, te cilat depertojne ne tregjet e Perendimit permes rrjetit te bollshem te diaspores turke.

Interesi i investitoreve turq per Serbine, e cila ne shume kuptime eshte nje rruge per Turqine drejt Europes Qendrore dhe Perendimore, po paraprihet nga nje aktivitet i gjere politik.

Presidenti turk, Abdullah Gyl, pritet te vizitoje Beogradin ne fund te ketij viti. Turqit jane te interesuar per shitjet me pakice, ndertim dhe industri tekstilesh e veshjesh. Ne shtator te vitit te kaluar, kompania turke “Ramstore” njoftoi se kishte ne plan te hapte nje supermarket ne Nish, por planet u anuluan si pasoje e krizes. (tch)
Shtuar më 25/07/2009, ora 16:32
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori