Allegri: Golat na kanë penalizuar! Titulli? Sikur të kishim fituar me Interin…

Juventusi do të përballet me Cagliari në transfertë dhe para mediave ka dalë si zakonisht trajneri Massimiliano Allegri. “Na mungojnë gola dhe sot ky fakt bën diferencën me skuadrat që qëndrojnë para nesh në renditje. Duhet të jemi më të saktë para portës, nuk mund të bëjmë më shaka.

Në Cagliari do të jetë e vështirë, por kemi nevojë për tre pikët, sepse objektivi ynë është që të luajmë në Champions sezonin e ardhshëm. Të luash në Cagliari është gjithmonë e vështirë. Ata kanë një skuadër fizike dhe vijnë pas një humbje të thellë të pësuar në Udine. Për ne vlejnë vetëm tre pikët. Roma është 5 pikë larg por mungojnë edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit”.

“Për fat të keq këtë vit na kanë munguar rezultatet në tre ndeshjet më të mira që kemi luajtur, kundër Atalantës, Villarrealit dhe Interit, ku nuk kemi arritur të finalizojmë. Për këtë duhet të punojmë. Mund të ndodh në një rast, por kur ndodh 2-3 herë atëherë nuk është më rastësi”.

“Nëse do të mundnim Interin mund të kishim një shpresë të vogël për titullin, sigurisht duke fituar të gjitha ndeshjet. Tani duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Jemi në vend të 4-t dhe meritojmë të jemi të 4-it. Kishim një mundësi përballë Interit, por nuk e shfrytëzuam”. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.04.2022 15:16