Tentoi ta puthë me zor në emision, modelja shqiptare largohet nga studio (FOTO LAJM)

Vajza më e re e emisionit “Përputhen”, Margaret Shllaku, është larguar nga studio, pasi takimi nuk i ka shkuar ashtu siç pritej.

Margaret kishte zgjedhur Dejvin për ta njohur më shumë, por ky i fundit, i cili njihet për veprime të papritura tentoi t’i rrëmbente një puthje.

Vajza u largua nga takimi pasi veprimi i tij nuk i pëlqeu, gjë që u komentua edhe në studio, ku insistoi që Dejvi duhet t’i kërkonte falje publike, por ky i fundit hezitoi që ta bënte. Kjo ka qenë arsyeja pse Margaret doli nga studio.

Ndonëse Margaret u largua nga studio, Dejvi nuk e bëri veprimin që dëshironte ajo, por e ndoqi nga pas. Aktualisht nuk dihet se çfarë ka ndodhur në prapaskena prandaj është e paqartë nëse situata mes tyre është qetësuar apo kanë vijuar përplasjet.


Shtuar 8.06.2020 06:35