Interesim i mediave botërore për vizitën e Bushit në Tiranë
Albeu.com
Shtypi botëror i ka kushtuar një vëmendje të veçantë vizitës së presidenti Amerikan George W. Bush në Tiranë. E përditshmja më e madhe amerikane the New York Times, do të celte artikullin e saj me me faktin se presidenti Bush do të gjejë një atmosferë krejt ndryshe, dhe një frymë pro amerikane nga të gjithë.I ilustruar me foto nga Tirana, e cila shfaqet e zbukuruar me simbolet kombëtare të dy vendeve, shkrimi vë në dukje mbështetjen e Shqipërisë në Luftën kundër terrorizmit dhe pjesëmarrjen paqeruajtëse në Irak. Në lajmin e saj, NT shprehet s epresidenti amerikan ndihet më i sigurtë në Shqipëri se sa në SHBA apo në vendet e tjera.

Një komb me imazh të ri, gati të presë presidentin Bushi me dashuri! Ky është titulli që padyshim mbart edhe nuanca romantike, i një prej të përditshmeve më të mëdha të Britanisë së Madhe, Times, e cila ka komentuar vizitës e presidentit George Bush në Tiranë ditën e diel. Korrespondenti i saj në Tiranë, Adem Le Bor, do ta cilësonte si pritje për heroi, atë që Shqipëria i ka rezevruar kreut të shtetit amerikan. Gazeta thotë se kur Air Force One, avioni i presidentit do zbresë në Tiranë, zoti Bush do gjejë aty ndryshimin më spektakolar të një vendi nga komunizmi në demokraci.

Po ashtu Gazeta Daily News e Los Angelosit, do theksonte se Shqipëria po i rezervon një pritje krahëhapur presidentit të Shteteve të Bashkuara.
E përditshmja e Foridas, Tampa, thotë se ccdo fëmijë në shkollat shqiptare, mund të të thotë se Shqipëria është shpëtuar nga copëtimi, nga mbështetja e presidenti amerikan Uillson në kohën e Luftës së parë botërore.

“Shqipëria pro amerikane shtron tapetin e kuq për presidentin Bush, është titulli i shkrimit të një prej gazetave më të mëdha në botë, International Herald Tribune. Ajo vlerëson se vizita e presidentit amerikan në Tiranë bëhet në një kohë kur kosovarët festojnë 8 vjetorin e tërheqjes së trupave serbe. “E gjithë shoqëria shqiptare është në pritje të presidentit amerikan. Shqiptarët kanë ardhur në Tiranë edhe nga rajone të tjera të Ballkanit. Në hotele mund të gjesh dhoma aq rrallë aq mund të gjesh ndonjë ndjenjë anti amerikane” thotë gazeta. IHT citon edhe faktin se kryeministri Sali Berisha, shfaqet në një spot të transmetuar në TVSH, ku i uron mirëseardhjen në gjuhën angleze presidentit Bush.
Po ashtu një vëmendje e vecantë vjen edhe nga mediat rajonale. Agjencia më e madhe bullgare Fokus, theksoi faktin se një rrugë në Tiranë do të ketë emrin Xhorxh Bush. Agjenica serbe, B92, publikon lajmin se Tirana, ndërtesat dhe ambjentet publike të saj kanë rinovuar tërësisht imazhin, ndërsa për këtë shteti shqiptar ka harxhuar rreth 1 milionë euro.
Vizita është cilësuar historike edhe nga mediat kosovare, të cilat thonë se ajo është një mbështetje e hapur për pavarësinë e Kosovës. Gazeta Start
Shtuar më 09/06/2007, ora 21:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori