Indonezi, viktimat arrijnë në 1.200. Të mbijetuarit, në dëshpërim për ndihma
Ekipet e emergjencave po përpiqen dëshpërimisht për të gjetur të mbijetuar nën rrënoja, apo të nxjerrin trupat e pajetë të viktimave të tërmetit që goditi ishullin indonezian të Sulawesit dhe cunamit që pasoi, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 1.200 njerëzve sipas medieve lokale që citojnë zyrtare qeveritarë.

Numri i viktimave mund të rritet edhe më tej, paralajmërojnë zyrtarët, teksa punonjës të kërkim-shpëtimit po pastrojnë mbetjet, rrënojat dhe po lëvizin automjetet që u morën zvarrë nga një valë masive dallgësh të larta të së premtes.

Detik-detik saat tsunami menerjang Pantai Palu pada 28/9/2018 sore pascagempa 7,7 SR mengguncang Donggala. Tinggi tsunami sekitar 3 meter. Permukiman di sekitar pantai hancur disapu tsunami.

Cunami u shkaktua nga tërmeti me magnitudë 7.5 që goditi të gjithë bregdetin e qarkut Donggala të premten. Shumica e viktimave janë gjetur në rajonin më të afërt Palu, një qytet prej afro 300 mijë banorësh, ku një person ka arritur të regjistrojë edhe një video të dallgëve që godasin bregun pak pas orës 17 me atë lokale.

Megjithatë, përpjekjet e shpëtimit dhe lehtësimit të kësaj barre janë vështirësuar nga problemet e komunikimit dhe transportit në rajonin e goditur më rëndë. Shkatërrimet kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe kanë detyruar aeroportin ndërkombëtar të Palusë që të mbyllej për të paktën 24 orë.

Detik-detik saat rumah-rumah bergerak dan roboh disebabkan proses likuifaksi dan amblesan akibat gempa 7,4 SR di Kota Palu. Permukaan tanah bergerak dan ambles sehingga semua bangunan hancur. Proses geologi yang sangat mengerikan. Diperkirakan korban terjebak di daerah ini.

Në dëshpërim për ujë e ushqim, disa banorë lokalë kanë marrë frerët e kësaj fatkeqësie në duart e tyre.

“Jakarta Post” njofton se “shumë të mbijetuar kanë bllokuar kamionë që mbanin ndihma, për t’i plaçkitur çfarë kishin brenda” në Palu dhe Donggala. Foto dhe pamje nga rajoni tregojnë gjithashtu njerëz që hipin mbi një çisternë karburanti, duke mbushur disa kontejnerë provizorë dhe duke ua kaluar ato turmave në pritje.

Shumë banorë të tjerë u mblodhën në portin e Palusë, me shpresën se mund të marrin ndonjë ndihmë nga anijet që kalojnë afër. Por, shumë dyqane janë sulmuar e vjedhur gjithashtu, sipas medies në fjalë.
Shtuar më 01/10/2018, ora 23:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori