Indonezi, shkon mbi 500 numri i te vdekurve
Albeu.com
Te pakten 529 persona eshte e sigurte se kane vdekur ne termetin e fuqishem qe tronditi ishullin indonezian te Sumatres diten e djeshme. Lajmin e bejne te ditur autoritetet lokale, sipas te cilave skuadrat e ...... shpetimit po germojne ne rrenojat e pallateve te shembura per te gjetur te mbijetuar, pavaresisht shiut te rende.

Mbi 400 persona kane mbetur te plagosur rende dhe rastet e vdekjeve pritet te rriten, deklarojne burimet. Termeti 7.6 balle i shkalles Rihter ra ne afersi te Padangut, kryeqytet i Sumatras Perendimore.

Per pasoje qindra ndertesa u shemben, perfshire ketu spitale, shkolla dhe supermarkete, nderkohe qe u nderprene energjia elektrike dhe lidhjet telefonike.

Bilanci i fundit i viktimave eshte bere i ditur nga zedhenesja e Ministrise se Ceshtjeve Sociale, Rustam Pakaya.

Nderkohe, nje tjeter termet i fuqishem, 6.8 balle ra mengjesin e sotem ne 08:52 me oren lokale, por per fat te mire pa shkaktuar viktima dhe deme. (tch)
Shtuar më 01/10/2009, ora 17:41
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori