Indonezi: Humbin zgjedhjet, vdesin tre veta
Albeu.com
Një kandidat ka vrarë veten ndërsa të paktën dy kandidate të tjera kanë vdekur nga infarkti kardiak në zgjedhjet e përgjithshme në Indonezi.Në zgjedhjet e treta të përgjithshme pas rrëzimit të regjimit të diktatorit Suharto, me mijëra kandidatë shpenzuan gjithë pasurinë, madje edhe shtëpitë e tyre për të dalë fitues në këto zgjedhje.

Sipas lajmeve që vijnë Agjencia Shtetërore Antara, një kandidat në prefekturën e Xhavës pasi mësoi pas rezultateve paraprake se e kishte të pamundure të fitonte, vari veten në çatinë e një shtëpie.

Ndërsa dy gra të tjera kandidate në qytetet Buleleng dhe Solo, pasi kuptuan se e kishin të pamundur të fitonin zgjedhjet, kaluan infarkt kardiak duke i dhënë lamtumirën jetës.

Agjencia e lajmeve sqaron se shumë prej kandidatëve patën shitur tokat dhe shtëpitë e tyre gjatë fushatës elektorale, madje disa kishin marrë edhe para me përqindje të lartë.
Shtuar më 15/04/2009, ora 21:03
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori