India në gatishmëri përballë Pakistanit
India qëndron në gjëndje gatishmërie përballë Pakistanit në krizën që kundërvë dy fuqitë bërthamore në rajonin e Kashmirit, deklaroi sot ushtria indiane, pavarësisht lirimit të njoftuar të pilotit indian të kapur në Islamabadi, shkruan Albeu.com

“Ne jemi krejtësisht të përgatitur në gjëndje gatishmërie për t’iu përgjigjur çdo provokimi të Pakistanit”, deklaroi gjenerali Surendra Singh Mahal, gjatë një konference për shtyp në Nju-Delhi të tre oficerëve të tre forcave ushtarake indiane (toke, det, ajër).

Pakistani njoftoi sot se do të lirojë të premten një pilot të ushtrisë ajrore indianekapur këtë javë pas luftimeve ajrore mni rajonin e himalajan të Kashmirit, si një gjest paqeje ndaj Indisë. /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 20:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori