Bllokohet nga dëbora Rruga e Arbrit, policia apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni rrugën e vjetër

Bllokohet nga dëbora Rruga e Arbrit, policia apel drejtuesve të mjeteve: Përdorni rrugën e vjetër

Për shkak të reshjeve të Dëborës, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Policia u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Njoftimi i policisë:

Qarku Dibër

Për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.

Në rast nevoje kontaktoni në nr 112 ose në Komisariatin Dixhital.


Shtuar 1.03.2022 09:34