Indi, fundoset anija, dhjetëra të vdekur
Mbi 35 persona mbetën të vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë shpallur të humbur, pasi një anije u përmbys në një lumë në veri-lindje të Indisë, lajmëruan burime policore pasditen e së hënës.


Anija me rreth 200 pasagjerë në bord është përmbysur nga erërat e forta dhe shiu në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 35 të vdekur dhe 75 të tjerë të zhdukur.

Sipas shefit të policisë në shtetin Asam J.N. Çouduri aksidenti ka ndodhur mbrëmë në lumin Brahmaputra, pranë Fakiragramit në perëndim të qarkut të Dubrit.


Zona është rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit të shtetit, Gauhati.

Ndërkaq policia dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2012, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori