Shteti verior në
Indi, Uttar Pradesh ka miratuar një ligj të përkohshëm që lejon dhënien e dënimit me
burgim të përjetshëm,
nëse një person
shkakton vdekjen e dikujt duke e
infektuar qëllimisht me sëmundjen Covid-19, që
shkakton koronavirusi.
Sipas ligjit të miratuar, dënimi për “infektim të qëllimshëm” me virus, mund të jetë nga dy deri në pesë vjet
burgim dhe
nëse dikush i
shkakton vdekje ndonjë personi duke përhapur virusin, atëherë dënimi me
burgim është më i ashpër, nga shtatë vjet në
burgim deri në
burgim të përjetshëm, bashkë me gjobë nga 3,970 deri në 6,610 dollarë.
Ky vendim ka ngjallur shumë kritika nga ekspertë të shëndetësisë, të cilët kanë thënë se kjo masë lë hapësirë për veprim nga shteti, ka raportuar agjencia e lajmeve, The Wire.
Mirëpo zyrtarët kanë thënë për të përditshmen, Times of India se qëllimi mbrapa këtij vendimi ka qenë “të inkurajohen njerëzit për të raportuar nëpër agjenci
nëse dyshojnë se kanë qenë të
infektuar me Covid-19”.
India deri më tani ka regjistruar gati 60,000 të
infektuar dhe rreth 2 mijë njerëz të vdekur, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në
Indi.
Shtuar më 08/05/2020,
ora 23:56