Indi, akte terroriste ne Mumbai, 80 te vdekur
Pëlqej
Albeu.com
Persona te armatosur kane hapur zjarr ne zona te ndryshme te qytetit te Mumbait ne Indi, duke vrare disa dhjetra persona dhe duke plagosur shume te tjere.
Policia lokale njofton se te shtenat vazhdojne dhe se aktet ne fjale duket se jane sulme terroriste.

Sipas mediave indiane, te vdekurit jane 80 persona, ndersa te plagosurit mbi 250, nderkohe qe ne hotele te shumta luksoze persona te armatosur mbajne peng rreth 100 turiste.

Kohet e fundit ne Indi jane regjistruar shume atentate me eksploziv, qe kane lene te vdekur nje numer te madh personash.

Autoritetet lokale bejne pergjegjes per keto sulme militantet myslimane, edhe pse policia ka arrestuar disa persona te dyshuar si ekstremiste hindu. (tch)
Shtuar më 27/11/2008, ora 05:52
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori