Indi, 55 persona vdesin pas perplasjes se nje treni
Albeu.com
Të paktën 55 persona kanë gjetur vdekjen kur një tren i shpejtë pasagjerësh u përplas herët të hënën në një stacion në Indinë Lindore me një tren tjetër. Njoftohet se janë duke u zhvilluar hetimet për të zbuluar se përse të dy trenat ndodheshin në rrugë të njëjtë.Aksidenti ka ndodhur kur treni ekspres Utar Banga u përplas duke pritur trenin tjetër ekspres Vananchal në Sainthia në shtetin e Bengalit Perëndimor. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 55 persona kanë mbetur të vdekur dhe rreth 40 të tjerë janë dërguar menjëherë në spital të plagosur. Punonjësit e shpëtimit janë duke punuar në rrënoja për të shpëtuar të tjerë të mbijetuar.
Shtuar më 19/07/2010, ora 10:20
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori