Incidenti në Itali, Tadiç telefonon Berluskonin
Boris Tadic
Presidenti serb, Boris Tadiç ka patur një bisedë telefonike mbrëmjen e së mërkurës me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni ku i ka shprehur keqardhjen për ngjarjet e dhunshme të ndodhura në stadiumin e Xhenovas mbrëmjen e së martës.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e Berluskonit, Tadiç pas interesimit mbi shëndetën e kryeministrit italian, që para pak kohësh iu nënshtrua një operacioni në dorën e majtë, u shpreh se dhuna e shfaqur në Xhenova ishte vepër e guerilasve të grupeve ekstremiste.

Në fund të bisedës së tyre telefonike, të dy liderët kanë rënë dakort se ngjarje të tilla nuk mund të prishin marrëdhëniet miqësore mes Romës dhe Beogradit.
Shtuar më 14/10/2010, ora 10:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori