Incidenti me Trump, besueshmëria ndaj CNN bie me 18%
Ditën e martë të gjithë pamë se si reporteri James Acosta i CNN nuk u pranua të bëjë pyetje gjatë konfereës për Shtyp të mbajtur nga Donald Trump, sepse – jeni media e “fake news”­ iu drejtua presidenti i zgjedhur. CNN që nga ajo ditë po ankohet për sjelljen e Trump dhe po thërret në intervista kundërshtarët e tij pa pushim.

Sot, Donald Trump, e dubloi atë që i bëri televizionit CNN herën e parë, ai shkroi: “CNN është plotësisht i shkrirë me “fake neës­in” e tyre. Sepse vlera e tyre është minimizuar që nga fushata e zgjedhjeve dhe besueshmëria ndaj CNN së shpejti nuk do të jetë më”. Shikueshmëria dhe besueshmëria e CNN ka rënë shumë. Kur zoti Trump thotë “komplet i shkrirë”, ka parasysh të dhënat mbi shikueshmërinë në rënie. Gjatë zgjedhjeve prime, ata u rënditën si televizion i tretë në vend? tani kanë rënë më shumë.

Duke u krahasuar me vitet e fundit, sipas vlerësimit të shikueshmërisë televizive në Shtetet e Bashkuara, CNN ka rënë 18 për qind gjatë primareve në zgjedhjet presidenciale. MSNBC ndodhte mbi 41 për qind dhe Fox Neës është mbi 31 për qind./Veritas/
Shtuar më 14/01/2017, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori