Incident në momentin kur Putin i bën një dhuratë të veçantë Mbretit Salman (VIDEO)
Gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite ku pritet të lidhen një mori marrëveshjes tregtare, Presidenti i Rusisë
Putin i dhuroi
Mbretit Salman një fajkua, por gjatë këtij momenti u shënua një incident i vogël.
Gjatë momentit kur
Putin po i prezantonte
Mbretit Salman fajkoin e arktikut, i cili është një
specie e rrallë, shpendi u duk mjaft i frikësuar duke tentuar vazhdimisht që të largohej prej duarve të njërit prej shoqëruësve të presidentit rus, raporton Albeu.com.
Fajkoi i arktikut është një
specie në zhdukje dhe rritet kryesisht në skajin verior të globit, në gadishullin e Kamchatka-s.
Fajkonjtë janë një shpend mjaft i vlerësuar në vendet arabe, dhe shpesh përdorene dhe për gjueti, ndërsa tregojnë edhe një status të lartë social. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2019,
ora 09:49