Tottenham një hap larg Champions, Kane heroi i fitores (VIDEO)

Tottenham bëri një hap më afër kualifikimit në Champions League me një triumfi 1-0 ndaj Burnley.

Ndeshja u vendos nga një penallti e diskutueshme e dhënë në minutën e 8-të dhe shënues ishte Harry Kane.

Tottenham tani është në vendin e katërt me 68 pikë, dy më shumë se Arsenali, i cili po luan ndeshjen e javës së 37-të të hënën në një vizitë të vështirë te Newcastle. /albeu.com/


Shtuar 15.05.2022 16:18