“Na lejoni të ushtrojmë profesionin tonë”, klubet e vendit europian kundër ndalimit të futbollit

Klubet elitare në futbollin suedez kanë akuzuar autoritetet shëndetësore të vendit se po i pengojnë të zhvillojnë profesionin e tyre me ndalimin e futbollit në vend.

Kampionati suedez pritet të rifillojë në datë 14 qershor, por duhet marrë drita jeshile nga autoritetet shëndetësore, të cilat i tremben grumbullimit të tifozëve jashtë stadiumeve.

“Ne mendojmë që kemi marrë një përgjegjësi të madhe për të kryer punën tonë pa lejuar përhapjen e koronavirusit dhe nuk shohim një lidhje me baret sportive për shembull, të cilat kanë përgjegjësitë e tyre.

Qendrat tregtare dhe restorantet lejohen të rrinë hapur për aq kohë sa respektojnë kërkesat e autoriteteve. Ndërsa ndeshjet nuk lejohen të luhen, pavarësisht se bëhet fjalë për 11 kundër 11 në një stadium bosh. Ku është logjika këtu?” thuhet në deklaratën e kampionatit suedez.


Shtuar 15.05.2020 20:30