Ikin 4 ministra, Theresa May vihet në vështirësi
Theresa May është ndoshta tani në momentin më të vështirë të karrierës së saj.

4 ministra kanë dhënë dorëheqjen një ditë pas një mbledhjeje maratonë ku u diskutua marrëveshja për daljen nga BE.

Është larguar ministri për BREXIT, Raab, zv.sekretarja për BREXIT, Suella Braverman, ministrja e punës, Esther McVey, një mbështetëse e bindur e ndarjes nga BE dhe zv.sekretari për Irlandën e Veriut, Shailesh Vara.

Monedha britanike është ndërkohë në rënie të lirë në tregje. Kryeministrja britanike paralajmëroi pas mbledhjes se “Brexit do të ketë dhe një referendum i dytë është i pamundur”.
Shtuar më 15/11/2018, ora 12:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori