Ndryshon rezultati në Maqedoni, këtë raund e vështirë të zgjidhet presidenti (FOTO
Identifikohet edhe viktima e gjashte e aksidentit ne Vjene
Albeu.com
Në familjen Xhyliqi në fshatin Maroli të Malishevës, sot, pesë ditë pas aksidentit tragjik në afërsi të Vjenës, ka arritur lajmi i konfirmuar pikëllues se viktima e gjashtë e këtij aksidenti është Behxhet Jahir Xhyliqi, rreth 60 vjeçar.
Behxhet Xhyliqi, i lindur më 1949 në Maroli, është i vdekuri i gjashtë i aksidentit të ndodhur mes të dielës e të hënës në afërsi të Vjenës. Ai ishte një nga 42 udhëtarët e autobusit të Kompanisë "Pulluzha Tours" nga Prizreni.

Ky lajm, të premten është konfirmuar edhe nga anëtarë të familjes së të ndjerit Xhylqi. Në këtë aksident është lënduar edhe një qytetar tjetër i komunës së Malishevës, por gjendja e tij tani është jashtë rrezikut për jetë.

Asllan Hoti, një nga menaxherët e Kompanisë transportuese "Polluzha Tours" nga Prizreni ka thënë se trupat e pajetë të viktimave, do të transportohen sonte për në Kosovë, përkatësisht vendlindjet e tyre.
Shtuar më 26/02/2010, ora 22:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori