I zë stuhia në liqen, humbin jetën 10 fëmijë në Rusi
Një ngjarje e rëndë ka ndodhurRusi dyshohet se kanë humbur jetën të paktën 10 fëmijë. Vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e një stuhie të fuqishme që ka ndodhur në liqenin Syamozero, në rajonin verior të Rusisë, Karelia.

Sipas informacioneve paraprake të cituara edhe nga Sergei Sobyanin, kryebashkiak i Moskës, 10 fëmijët që kishin shkuar atje me pushime dhe ishin pikërisht nga Moska, tashmë mund të kenë humbur jetën.

Ndryshe nga këto informacione, burime nga ekipet e kërkim-shpëtimit thanë për median ruse se të paktën 11 persona kanë vdekur. Viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 49 personash, nga të cilët 11 janë shpëtuar deri më tani, ndërsa kërkimet vazhdojnë për 27 të tjerët. /albeu.com/

Shtuar më 19/06/2016, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori