Policia Kufitare nis kontrollet e mjeteve lundruese në Vlorë, çfarë synohet (VIDEO)

Teksa aksidentet ujore janë rritur çdo ditë e më shumë, Policia Kufitare e Vlorës ka nisur një aksion për kontrollin e dokumentacionit të të gjitha mjeteve lundruese.

Bëhet fjalë për kontrollet e mjeteve duke nisur që nga motorat e detit deri tek mjete lundruese të shpejta tip skaf apo gomone.

Gazetari Elton Nikaj raporton se kontrollet vijnë duke marrë shkas edhe nga aksidentet që kanë ndodhur si në detin e Jalës po ashtu dhe në Jonufër, ku mjetet e shpejta detare kryejnë manovra me shpejtësi në afërsi të bregut të detit duke rrezikuar dhe jetën e pushuesve.

Gjithashtu mësohet se aksioni do të vijojë edhe në ditët e pikut të sezonit ku dhe mjetet lundruese do të jenë më te shumta. Ditën e sotme janë proceduar disa mjete tip motora deti dhe kanë masa administrative me gjobë dhjetëra qytetarë që lëviznin afër bregut të detit./albeu.com/