I vonoi porosinë, klienti vret në vend kamarjerin
Me sa duket nga zemërimi për shërbimin e ngadaltë, një klient i restorantit në Francë ka qëlluar një kamerier.

Sipas hetuesve, klienti u mërzit në incidentin e së Premtes në mbrëmje në periferi të Noisy-le-Grand, në lindje të Parisit, sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt sa ai e kërkonte. Ai tërhoqi një pistoletë dhe qëlloi kamerierin në shpatull, shkruan MSN.

Viktima, një 28-vjeçar">28-vjeçar vdiq në vendin e ngjarjes. Autori I krimit ka mundur tia mbath dhe ende nuk është bërë vënia në pranga e tij ndërsa, Prokurori filloi një hetim paraprak për vrasjen.


Shtuar më 18/08/2019, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori