I tha Putinit vrasës, gazetari: "Do i kërkoj falje në vitin 2023"
Pak ditë më parë, prezantuesi i "Fox News", Bill O'Reilly e përshkroi Putinin si vrasës gjatë një interviste me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, pas së cilës Kremlini i kërkoi gazetarit t'i kërkojë falje presidentit rus.

"Ne i konsiderojmë fjalët e tilla si të papranueshme dhe fyese, dhe të jemi të sinqertë, preferojmë të dëgjojmë një kërkim falje nga një kompani kaq e respektuar televizive", ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Por, sot gazetari i televizionit amerikan "Fox News" Bill O'Reilly, ka thënë se do i kërkojë falje Putinit në vitin 2023">2023.

"Unë po e mendoj t'i kërkoj falje presidentit rus, por ajo mund të marrë kohë. Ndoshta kërkim-falja ime mund të vijë rreth vitit 2023">2023", ka thënë O'Reilly, raporton "Reuters".
Shtuar më 07/02/2017, ora 09:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori